Categories Lajme

Ekzekutohet me 6 plumba bosi i Gambinove, familja u ‘kris’ pas dëshmive të një shqiptari

Lufta mes familjeve mafioze në Amerikë duket se vijon edhe pse aktiviteti i tyre është reduktuar ndjeshëm.

Mediat amerikane raportojnë se mbrëmjen e djeshme është ekzekutuar me 6 plumba pistolete, bosi i familjes mafioze italo-amerikane “Gambino”, 53-vjeçari, Francesco Cali.

53-vjeçari është ekzekutuar në mënyrë mafioze në Staten Island nga një person ende i paidentifikuar, i cili më pas u largua me një makinë ngjyrë blu. Cali i konsideruar ndryshe se “Franky Boy”, ishte ura lidhëse e mafias italiane me mafian përtej Atlantikut.

Sipas mediave amerikane, kjo është vrasja e parë e madhe në qarqet e krimit të organizuar në Nju Jork për më shumë se 30 vjet.

Deri më tani policia nuk ka kryer asnjë arrestim. Familja Gambino është një nga familjet më të rëndësishme të krimit të organizuar në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë pjesë e saj ka qënë edhe një shqiptar, John Alite me të cilin konlikti i Gambinove vijon ende edhe pse ky i fundit ka deklaruar se gjakrat janë qetësuar.

Shqiptari John Alite vite më parë bëri disa dëshmi që trondit thellë rrënjët e familjes Gambino ku më pas u kryen dhjetra arrestime.





Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME