Lajme

Fermerit i kalbet prodhimi: Do të kthehem në Itali, po i hedh në lumë të gjitha!

Fermerët në të gjithë Shqipërinë po përballen me mungesën e tregut për të shitur plotësisht prodhimet e tyre. Për shumë fermerë ky vit ka qenë një vit i mbrapshtë pasi kanë pasur shumë prodhim, por mungesa e tregut ka bërë që ti hedhin në lumë apo në rrugë prodhimet e tyre që kanë ngelur stok.

Dështimi i fermerëve është dëshmia më e qartë e propagandës së rreme të Ramës që flet për subvencione, ndërsa shumë prej këtyre fermerëve po detyrohen nga dita në ditë të hedhin prodhimet në lumë.

Një ndër ta është edhe Xhavit Muka, nga fshati Çerenec i Sipërm në Njësinë Administrative Gjoricë në Bashkinë Bulqizë.

Fermeri thotë se është kthyer nga emigrimi në Itali dhe ka krijuar plantacione të mëdha me mollë, arra e qershi. Por edhe pse ka patur superprodhim, ai është përballur me mungesë tregu, pasi sipas tij prodhimi maqedonas hyn me çmim më të lirë.

Për këtë arsye ai është detyruar ti hedhë produkte në lumë.

Fermeri shprehet:

Nuk shitet dhe detyrohemi ta hedhim në Drin me kamion sepse nëpër përrenj helmojmë bagëtinë e shokëve. Më kanë mbetur stok kungujt, mollët, arrat. Nuk kemi treg ku ta shesim. Edhe me 200 lekë ti japësh nuk i marrin.”
Fermeri tha gjithashtu se i është dashur të paguajë punëtor për mbledhjen e prodhimit, ndërsa paguan tani edhe për hedhjen e tij në lumin Drin.

Ai shton:

Kemi paguar 5 kamionçinë për ti hedhur dhe prapë do paguajmë.”
Tashmë i dorëzuar, fermeri Xhavit Muka ka vendosur të rikthehet me familjen në Itali.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button