Lajme

Flasin studentët e ngujuar tek ekonomiku: Ushqimin e kemi futur nga dritarja e tualetit

Gazetarët komunikuan me studentët e ngujuar tek Fakulteti Ekonomik nëpërmjet kangjellave të portës së mbyllur.

Një prej studentëve tha për mikrofonin e Ora News se ndodhen si në shtetrrethim ndërsa ushqimin e kanë futur nëpërmjet dritares së banjës.

Studenti: Ka qenë një natë shumë e vështirë. Temperaturat kanë qenë shumë të ulëta. E kam pasur të vështirë për të marrë edhe ushqim, shpesh herë janë përdorur dritaret e banjos për të futur ushqim. Ngrohja ka qenë e cunguar. Ka qenë si në shtetrrethim. Kemi qenë 50 studentët. Një pjesë e tyre janë brenda sepse kanë familjarët në punë dhe nuk dalin dot në kamera.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *