Lajme

FOTO/ Prej dy ditësh Kukësi pushtohet nga flakët, banorët tentojnë të shuajnë zjarrin

Prej dy ditësh pyjet në zonën e sipërme të Tejdrines që kufizohet edhe me Arrnin janë përfshirë nga zjarri. Era e fortë po ndihmon perhapjen masive te tij.

Nje grup banorësh të zonës dhe punonjes te Njësisë Administrative Ujmisht kanë mbërritur në vendngjarje e po punojnë për kufizimin e zjarrit dhe vëninen e tij nën kontroll. Distanca e madhe nga zonat e banuara e terreni i thyer malor e vështirëson mundësine për ndërhyrje me mjete zjarrfikese e burime te tjera njerëzore, ndërkoje qe zjarri po perparon drejt Arrnit.

Bashkia Kukës ka kërkuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile dhe Ministria e Mbrojtjes pr mbështetje me helikopter për shuarjen e zjarrit. Paralelisht po punohet me strukturat e tjera ligjzbatuese për nisjen e hetimeve te hollësiahme dhe vënien e personave përgjegjes para drejtësisë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button