Lajme

Furgoni del nga rruga e përfundon në kanal, plagoset rëndë shqiptari

Një shqiptarë është plagosur rëndë ditën e sotme në Itali si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Aksidenti ndodhi në zonën e Maresco në rrugën që lidh Savigliano me fshatin Cavallota, ku furgoni me të cilin udhëtonte 23-vjeçari shqiptarë me inicialet J.N, së bashku me një 28-vjeçare italiane, ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanalin ujitës.

28-vjeçarja ka pësuar dëmtime në kokë dhe u transportua me helikopter në spital, ndërsa shqiptari ka dëmtime në gjymtyrët e poshtme.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa po hetohet për zbardhjen  plotë të aksidentit.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button