Lajme

Hajdutët i ‘kthejnë përmbys’ shtëpinë biznesmenit në Sarandë dhe i marrin mijëra euro (Detaje+Foto)

Një vjedhje spektakolare është kryer në qendër të qytetit të Sarandës, ku hajdutët kanë marrë një shumë prej 30 mijë eurosh.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur mesditën e djeshme, por vetëm sot është bërë publike.

Deri tani policia nuk ka dhënë asnjë informacion për ngjarjen, por nga burime nga grupi hetimor bëhet e ditur se vjedhja ka ndodhur në shtëpinë e një biznesmeni në Sarandë.

Report Tv ka siguruar pamjet nga brenda banesës, e cila është ‘kthyer përmbys’ nga hajdutët derisa kanë gjetur shumën e eurove.

Në momentin e vjedhjes në shtëpi nuk ka pasur asnjë person nga familja, gjë që të bën të mendosh se autorët kanë pasur dijeni për lëvizjet e tyre.

Pas denoncimit nga biznesmeni, policia ka nisur hetimet për të shkuar në gjurmët e autorëve, ndërkohë që janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve pranë banesës.

Shtëpia e biznesmenit të grabitur

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button