LajmeSport

Humb jetën ylli shqiptar i MMA, Petros Skafias

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sportin. Ylli shqiptar i MMA, Petros Skafias ka humbur jetën pas një ataku në zemër. Njoftimi u bë pak minuta më parë nga trajneri i tij, Kostas Harmagedonit.

“Ne jemi të shokuar dhe thellësisht të pikëlluar nga lajmi sepse Peter ishte një atlet mjaft i mirë. Ne e donim shumë stilin e tij të luftimit.”-tha Harmagedonit për mediat greke.

“Personalisht unë Vaios Brouziotis dua të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për të afërmit dhe miqtë e Petros. Ai ishte një njeri i mrekullueshëm  i cili u largua larg nesh. -shkruan Brouziotis në rrjetet sociale.

24 vjeçari jetonte dhe ushtronte sportin e MMA në Greqi, ndërsa pak muaj më parë festoi fitoren me flamurin kuqezi. Skafias nuk kishte një karrierë të pasur si profesionist, duke u ngjitur 3 herë në ring, ku vetëm në një rast doli si triumfator.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button