Lajme

Infertiliteti në Shqipëri, mjeket apel për ekzaminime

Planifikimi familjar është një praktikë që të gjithë çiftet duhet ta praktikojnë. Rritja e numrit të rasteve ka sjellë dhe apelin e mjekëve obsteter-gjinekolog për më shumë kontrolle dhe kryerjen e planifikimit familjar. Mjeku gjinekolog Kastriot Alla, për Report Tv tregon shkaqet që çojnë në infertilitet, por edhe mënyrat parandaluese për të.

Por pavarësisht se mosha kur një femër mbetet shtatzënë ka rëndësi të madhe, ka edhe raste kur shtatzënia ndodh në një moshë më të madhe. Kështu  është edhe rasti i një 45 vjeçareje që solli dje në jetë fëmijën e saj në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Edhe pse përballë një numri në rritje të infertilitetit, falë përparimit të shkencës mjekësore çiftet sot kanë më tepër mundësi të kurojnë këto problematika. Metoda in vitro është një mënyrë mjaft e praktikuar nga çiftet e reja për të sjellë në jetë fëmijë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button