Categories Lajme

Investigimi i emisionit italian/ Call Center “pirate” në Shqipëri zhvasin italianët

Një pjesë e konsiderueshme e të rinjve shqiptarë janë të punësuar në Call center-a më së shumti në gjuhën italiane, por jo vetëm. Duke parë se është një biznes me të cilin në Shqipëri mund të fitosh shumë të ardhura, janë hapur edhe shumë qendra Call Center-a në gjuhën angleze, gjermane, greke apo edhe spanjolle.

Të punësuar në këto call centera nuk janë vetëm familjarë, por edhe studentë duke qenë se kanë më pak kohë të lirë për punë dhe të ardhurat që fitohen aty për një periudhë kohore 4 orarshe janë të pëlqyeshme.

Por një investigim është bërë nga emisioni italian “Striscia la Notizia” në Canale 5. Zyra të ndryshme call-center-i pirate në Shqipëri janë shndërruar në qendra për të realizuar mashtrime financiare ndaj qyterarëve të ndryshëm italianë.

Në mungesë të kontrolleve nga autoritetet e anti-krimit ekonomik, këto zyra pirate janë shndërruar në një problem shumë të madh edhe për fqinjët tanë, italianët.

Disa të rinj shqiptarë, të cilët shtiren si “agjentë financiare” (brokers) britanikë apo amerikanë, kanë arritur t’u zhvasin italianëve të ndryshëm shuma që arrijnë deri në 10 mijë euro. Në puntatën e të hënës së kësaj jave, në emision është publikuar një investigim mbi skemën e përdorur nga call-center me seli në Shqipëri që mashtrojnë qytetarët italianë.

‘Stricsia” ka arritur të sigurojë dëshminë e një “agjenti financiar” fallso, një djalë të ri shqiptar, i cili është penduar për aktivitetin e tij në këtë skemë mashtruese.

Ai është shprehur:

“Unë kam qenë brokers në thonjëza, në një prej këtyre zyrave.”

Ai ka vendosur të “pendohet”, pasi ka parë padrejtësi në aktivitetin që ka zhvilluar. Sipas tij, ata telefononim qytetarë të ndryshëm italianë nga zyrat në Shqipëri dhe prezantoheshim si agjentë financiarë britanikë apo amerikanë.

Më tej, ai thotë se kërkonin dhe siguronin klientë italianë, që ishin të interesuar për të realizuar tregti on-line ose për tregun e monedhave virtuale (bitcoin). Ka pasur shumë raste që i kanë bindur italianët për të kaluar paratë e tyre nëpërmjet kartave të kreditit në llogaritë bankare të drejtuesve të zyrës.

Por përse u “pendua” ky agjent financiar falls?

Djali shton:

“Nuk arrija ta bëja më atë punë. Kishte raste kur u kemi marrë paratë e fundit qytetarëve të ndryshëm italianë, para të cilat nuk u ktheheshin më pas. Ishte një mashtrim i madh.”

Emisioni “Striscia la Notizia” ka vendosur të kryejë një investigim më të thelluar në një prej këtyre “zyrave të agjentëve” në Tiranë. Redaksia ka përdorur një “aktore” shqiptare, e cila paraqitet në një prej këtyre zyrave, ku prezantohet si punë-kërkuese.

“Aktorja” e emisionit takohet me drejtuesen e një prej këtyre zyrave dhe arrin të sigurojë pamje nga ambjentet e brendshme ku punonin “agjentët falsë”.

Drejtuesja e zyrës, në një komunikim të lirshëm me “aktoren” e Striscia la Notizia, flet për rezultatet e punës së “brokersave”. Ajo përmend faktin se zyra e saj ka arritur të sigurojë shuma që arrijnë në 5 mijë deri në 10 mijë euro nga qytetarë italianë, të cilët janë të bindur se po investojnë në tregtinë online.

Më tej, në pamjet e publikuara nga emisioni, shihet mënyra se si “agjentët fallsë” shqiptarë sillen si “brokers” anglezë apo amerikanë, në kërkim të klientëve italianë për tregtinë në internet.

Investigimi i kryer nga “Striscia la Notizia” dëshmon për skema mashtruese financiare, të ngritura në Shqipëri, për të vjedhur para, pa u hyrë asnjë gjemb në këmbë.

Në Shqipëri ekzistojnë disa zyra “call-center”, të regjistruara dhe që funksionojnë në bazë të rregullave të Bashkimit Europian. Por, numri i tyre është shumë i vogël.

Pjesa më e madhe e call-center-ave” me seli në Shqipëri janë zyra pirate, si kjo që ishte pjesë e investigimit të ‘Striscia la Notizia”, të cilat përdoren më së shumti për mashtrime financiare.

Këtu mund të shihni edhe videon

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Eksperti i sigurisë: Ervis Martinaj është gjallë!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar këtë të hënë se Ervis Martinaj, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë/ Pasi hodhi foshnjën në lumë, nëna shkoi vetë në komisariat

42 vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Krujë, 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Tapizë të Krujës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier, makina përplas biçikletën dhe largohet nga vendngjarja, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Covid-19 mund të jetë prodhuar nga një laborator

Ekziston një studim australian që do të vërtetonte origjinën e virusit që shkakton infeksionin Covid-19,…

LEXO ME SHUME