Lajme

Itali, ndalohet familja 5-antarëshe shqiptare,ja çfarë kishin bërë

Karabinierët kanë ekzekutuar 5 ndalime me “arrest me burg” dhe 2 me “arrest shtëpie” për 7 anëtarë të familjes Sollaku, të gjithë banorë të Sale Marasino. Nga 7 të arrestuarit, 5 prej tyre kanë ngelur në “arrest me burg”, kurse 2 të tjerëve iu është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpiak”. Në fakt, 2 personat e tjerë janë femra dhe prandaj masat ndaj tyre ishin më të buta, shkruajnë mediat italiane.

Urdhërat në fjalë burojnë nga Gjykata e Breshias, pasi anëtarët e familjes Sallaku janë ndaluar më datë 5 nëntor 2018, ku si rezultat i një kërkimi të kryer në vilën luksoze të Sale Marasino, policia ia ka dalë të gjejë tre armë të ndryshme dhe municion, të cilat ishin fshehur në garazh.

Për posedim të armëve të zjarrit janë arrestuar Isuf, Gazmir dhe Taulant Sallaku, kurse në pranga ka përfunduar edhe Saimir Sallaku. Ka dyshime se disa prej anëtarëve të kësaj familjeje shqiptare me banim në Itali, janë pjesë e një bande kriminale, ku ishin të përfshirë qytetarë nga Shqipëria dhe Italia. Mbi anëtarët e familjes Sallaku në Itali bien edhe akuza për trafik droge.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button