Categories Lajme

“Karriget ndaj 2 punonjësve fasone në Elbasan maja a Ajsbergut në këtë sektor”

Pas rastit te trasmetuar ne Fax News ku administratori i fasonerise As. Calzatura Edvin Asllani në shenjë nervozizmi ka goditur me karrige 2 nga punëtoret, nuk ka vonuar reagimi i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, thuhet se: “karriget ndaj 2 punonjësve fasone në Elbasan maja a Ajsbergut dhunës në këtë sektor”.

Më tej shprehet se “Konfiderata e Sindikatave të Shqipërisë solidarizohet me 2 gratë e dhunura në fasonerinë në Elbasan dhe përshendet vendimin për pezullimin e aktivitetit të fasonerise As Calzatura në Elbasan”, ndërsa bën thirrje që “Inspektoriati I Punës duhet të vihet në lëvizje pasi fasoneritë janë ndërmarrjet që po skllavërojnë me paga qesharake femrat shqiptare në të gjithë vendin.”

Kujtojmë se pak më parë ka reaguar edhe Inspektoriati i Punës, duke pezulluar aktivitetin e kompanisë.

Nga ana tjetër vetë administratori Asllani pohoi para kameras së Fax News se në shenjë nervozizmi kishte hedhur karrigen dhe kishte lënduar 2 punëtore, njërën prej tyre në pjesën e gjurit, madje i kërkonte edhe ndjesë. Jo vetëm rasti i sotëm, por jashtë kameras punonjëset u shprehën për dhunën psikologjike që drejtoresha kryen çdo ditë ndaj tyre.

Reagimi i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë:

Karriget ndaj 2 punonjësve fasone në Elbasan maja a Ajsbergut dhunës në këtë sektor.

Dhuna ndaj 2 punonjësve fasone në një kompani në Elbasan është vetëm maja e ajsbergut e barbarisë në këtë sektor që po skllavëron gratë shqiptare. 
Konfiderata e Sindikatave të Shqipërisë solidarizohet me 2 gratë e dhunura në fasonerinë në Elbasan dhe përshendet vendimin për pezullimin e aktivitetit të fasonerise As Calzatura në Elbasan. 
Inspektoriati I Punës duhet të vihet në lëvizje pasi fasoneritë janë ndërmarrjet që po skllavërojnë me paga qesharake femrat shqiptare në të gjithë vendin. 
Shumë pronarë fasonerish nuk paguajnë pagën minimale. Ndonëse ua kalojnë në bankë pagën minimale ne bankë fasoneritë I detyrojnë punonjëset e tyre të rikthejnë dorazi paratë tek pronarët. 
Të flasësh për kontrata kolektive në këtë sektor është e pamundur, teksa pronarët kanë lidhje të forta politike. 
Punonjësve fasone u kërkohet të mos mbeten shtatzane me arsyen nihiliste se humbasin rendimentin në punë. 
Grave shtatzëna nuk u paguhet leja e shtatzanisë dhe kontributet për vitet në këtë sektor nuk u paguhen të plota. 
Ky fenomen vijon prej vitesh dhe KSSH e ka denoncuar këtë fakt mediatikisht.
Orët jashtë orarit zyrtar nuk u paguhen madje as ditët e diela në punë. 
Në kompanitë fasone nuk ka as infermier as mjek e punonjësit nuk bëjnë kontroll periodike mjekësore. 
Prokuroria duhet të nisë hetim për shkeljen e të drejtave të punëtorëve në fasoneri./faxnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sot merrni çadrat me vete! Rikthehen reshjet e shiut

Për ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të paqëndrueshme atmosferike…

LEXO ME SHUME