Lajme

Klasifikimi i 2019-ës, 12 ushqimet që futen në “listën e zezë”

Shpesh na shqetëson ideja se a është i shëndetshëm një produkt apo jo? Përqindja e pesticideve është gjithmonë e dëmshme dhe një shqetësim i vazhdueshëm për konsumatorin që zgjedh të konsumojë produkte të ndryshme ushqimore.

Departamenti Amerikanë i Bujqësisë  tregon se kur mbetjet e pesticideve ngelen në ushqim ato janë thuajse gjithomë të dëmshme. Agjencia Amerikane e Mbrojtjes së Mjedisit ka bërë një klasifikim për ushqimet që e ruajn pesticidin edhe pas disa kohësh, duke u kthyer kështu një rrezik i hapur për shëndetin.

Sipas tyre janë 12 ushqime të cilat shfaqin rrezikshmërinë më të lartë dhe marrin pjesë në “listën e zezë” për vitin 2019

Luleshtrydhet: Edhe pas larjes ky frut ende mban pesticide në përbërje.

Spinaqi: Ka një përbërje të lartë të ‘ permethrin’, një substancë kjo që dëmton trurin.

Lakra jeshile: Është një prej ushqimeve që ka përbërje të lartë të faktorëve që shkaktojnë kancerin.

Nektarinat: Ky frut përmban mbetjet më të shumta të pesticideve.

Mollët: Fruti që përmban 4.4 pesticide në përbërje. Deri në vitin 2015 mollët kanë kryesuar këtë listë, dhe në 2016 u zëvendësuan nga luleshtrydhet.

Rrushi: Sipas listës fruit ka ndërruar pozicion duke kaluar në vendin e gjashtë.

Pjeshkët: Lista e frutave dhe perimeve për këtë vit tregon se pjeshkët zënë vendin e shtatë, pasi vendin e gjashtë e zë rrushi.

Qershitë: Janë pjesë e frutave që kanë ndryshuar nga viti i kaluar, por sërish janë mbartës të pesticideve.

Dardhët: U bënë pjesë e listës dhe sipas përgjegjësve që kanë marrë pjesë në plotësimin e kësaj liste sugjerojnë që të konsumohen frutat jashtë kësaj liste për të mirën e shëndetin peronal.

Domatet: Nga kërkimet dhe eksperimentet e bëra në këto fruta e perime, tregojnë përqindjen e lartë të pesticideve, por ende nuk dihet nëse një pjesë e tyre nuk është e dëmshme.

Selino: Një nga perimet e pasura me pesticide edhe pse qëndron e 11 në listë, por vazhdon të jetë një nga ushqimet kryesore në dietat e shëndetshme për dietologët në mbarë botën.

Patatja: Qëndron në fund të listës për 2019, por nuk përjashtohet prej saj.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button