Categories Lajme

Klement Balili mbetet në burg, avokati: S’ka asnjë provë

Klement Balili do të qëndrojë në burg deri në përfundim të Gjykimit. Gjykata e Krimeve të Rënda i ka komunikuar Balilit sot masën e sigurisë dhe akuzat. Provë më të fortë prokuroria ka përgjimet që e implikojnë në trafikun e drogës. Kur gjyqtarja Miliana Muça, u ul në sallë, Balili vendosi t’i përgjigjej kërkesave nga gjykata. Ai tha se ka zgjedhur dy avokatë Theodhori Sollaku dhe Baftjar Rusi, por nuk dha shpjegime për sa kohë ishte media e pranishme.

Ndërkohë pas seancës ku Balilit iu komunikua masa e arrestit, avokati i tij Theodhori Sallaku deklaroi se nuk ka prova që e implikojnë në trafikun e 672 kg kanabis. “Nuk ka asnjë provë direkte, indirekte, indicie që Kelement Balili është i përfshirë në trafikimin e mbi 672 kg drogë që është kapur në Zakinthos. Balili i mohoi akuzat”, tha ai.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se jashtë Gjykatës ka pasur mjaft të afërm të Balilit por që janë larguar shpejt.

Paraditen e djeshme, në shortin e hedhur të Krimet e Rënda, gjyqtare e seancës paraprake u caktua Miliana Muça.

Hetimet për Balilin u mbyllën dhe paraditen e së martës dhe prokurori i çështjes Ened Nakuçi dorëzoi dosjen në Gjykatë për të kaluar çështjen në gjykim. E njëjta ditë kur njeriu i konsideruar si “Eskobari i Ballkanit” u vetëdorëzua ë duart e Policisë dhe kaloi natën në dhomat e shoqërimit të Drejtorisë së Policisë Tiranë. Si çdo të arrestuar edhe atij i është lejuar që në orën e përcaktuar familjarët t’i çojnë rroba dhe ushqime.Ai akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME