Categories Lajme

Kosovë, protesta e të rinjve: Përdhunuesit, në burg!

Në Kosovë pritet të zhvillohen dy protesta me moton “Përdhunuesit në burg!”.

Dega e “Youth Initiative for Human Rights” në Kosovë (YIHR KS) ka ftuar të gjithë aktivistët dhe aktivistet e saj, sikurse edhe qytetarët që të mblidhen para stacionit policor në Prishtinë në mesditë, por edhe në Drenas, për të protestuar kundër dhunës së legjitimuar brenda Policisë së Kosovës ndaj grave e vajzave.

“Rasti më i fundit, ku dyshohet se një hetues policor ka dhunuar, përndjekur, kërcënuar e abuzuar me një të mitur nga Drenasi, na tronditi të gjithëve, e kjo kërkon reagim mbarëqytetar. Nuk duhet të heshtim para rasteve të tilla, e të lejojmë të tjera të zhvillohen në heshtje”, thuhet në komunikatën e kësaj lëvizjeje.

Sipas tyre, Policia e Kosovës ka për detyrë të mbrojë qytetarët, e jo të fshihet pas krimeve të tilla.

“Së bashku duhet të qëndrojmë kundër këtyre padrejtësive e të sigurohemi që raste të tilla të mos përsëriten më. Viktimat duhen të mbrohen, përdhunuesit të dënohen”, thuhej në reagimin e Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME