Lajme

Kr imi për motive xhelo.zie në Durrës, dalin fotot e aut orit dhe vikt imës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit pasditen e sotme. Adriatik Kuka nga Korça vret gruan me thikë në zemër në zonën e Spitallës për shkaqe xhelozie të cilat kanë nisur pasi kjo e fundit ka nisur punë.

Ajo është dërguar në spital nga vëllai i saj, por edhe pas ndërhyrjes së mjekëve ajo nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Mësohet se viktima është Hazbije Kuka 36 vjeçe. Ndërsa burri i saj është larguar nga banesa me makinë, menjëherë pas ngjarjes së rëndë. Policia po punon për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Report TV siguron fotot e viktimës dhe autorit të ngjarjes së ndodhur ditën e sotme në Durrës ku Hazbije Kuka u qëllua me thikë në zemër nga bashkëshorti i saj Adriatik Kuka, ngjarje e cila dyshohet se ka ndodhur për shkaqe xhelozie.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button