Lajme

Kryenin vjedhje në Itali, fundosen 12 “gangsterët” shqiptarë

Policia italiane ka vënë në pranga 12 shqiptarë, që akuzohen për grabitje dhe vjedhje apartamentesh në disa zona të Italisë. Mediat italiane raportojnë se të arrestuarit janë të moshave nga 20-47 vjeç.

Arrestimi i 12 shqiptarëve është kryer në zonën e Firences, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e të shkuarës së tyre. Njëmbëdhjetë të arrestuarit përfunduan në burg dhe njëri prej tyre u la në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Aksioni i policisë është ndërmarrë pas shtimit të rasteve të vjedhjeve. Siç raportojnë mediat përtej Adriatikut, brenda një kohe të shkurtër janë shënuar 29 vjedhje banesash gjatë kohës kur pronarët e tyre ishin në gjumë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button