Lajme

Lot gëzimi për 6 fëmijët e varfër me 10-ta, tashmë me shtëpi të re

Foto ilustruese

Varfëria, përpos pasojave financiare në një familje, sjell edhe dëm shumë të madh moral emocional dhe psikologjik tek ata të cilët e përjetojnë atë.

Padyshim më të prekurit nga ky fenomen janë fëmijët të cilët shpesh përballen me bullizmin nga moshatarët e tyre.

Ashtu si shumë familje të tjera në mbarë Shqipërinë, edhe familja Kishta në Mashan të Gramshit është zhytur në skamje.

Në rastin e bërë publik nga emisioni “Shqiptarët për shqiptarët”, rrëfimet e fëmijëve dhe nënës së tyre Sonilës do t’ju therin në shpirt.

Ajo përpiqet që ata të mbushin barkun me bukë çdo ditë, por jo gjithmonë ia del.

Fëmijët e kësaj familje, të gjithë ekselentë në shkollë rrëfyen çastet e trishta që kalonin në shkollë dhe përbuzeshin nga shokët e tyre sepse ishin të varfër.

Elvis Naçi, gruaja e tij Fatima dhe moderatorja e emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët” Ola Bruko, rindërtuan shtëpinë e mjeruar të fëmijëve, në themele.

Emocionet e familjes me tu futur në banesën e re të rindërtuar nga themelet janë të jashtëzakonshme. Gëzimi është aq i madh sa lotët u rrëshqasin nëpër faqe.

Nuk arrijnë ta besojnë se kjo shtëpi e re, plot dritë, e ngrohtë e mobiluar me shije është në realitet shtëpia e tyre aq e ëndërruar.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button