Lajme

‘Made in China’, Dogana e Durrësit bllokon kontenierin me mallra ‘firmato’

Dogana e Durrësit ka bllokuar sot një kontenier me mallra të falsifikuara që vinin nga Kina.

Bëhet me dije se mallrat ishin syze, çanta dhe portofola të markave të ndryshme, dhe jo mallra të thjeshta siç ishin deklaruar dhe të gjitha falsifikime të kompanive më prestigjoze në treg.

Edhe pse mallrat ishin falsifikuar si firma të mëdha botërore do të hynin në tregun tonë si mallra origjinale.

Ende nuk dihet se në emër të cilit biznes ka qenë porosia e mallrave dhe nëse ka persona të ndaluar.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button