Categories Lajme

“Magazina e Bamirësisë” ushqeu mijëra të uritur. VIP-at ‘bamirës’

“Magazina e Bamirësisë” me këtë emër e ka pagëzuar Elvis Naçi magazinën e cila ka mijëra tonelata me ushqime, të magazinuara për njerëzit në nevojë.

Në nisje të emisionit ‘Shqiptaret për Shqiptaret’, Elvis Naçi  tregoi se kishte bërë një punë të jashtëzakonshme duke mbushur me mbi 60 ton ushqime “Magazinën e Bamirësisë” siç e quan ai.

Rreth 1000 familje në nevojë tashmë ndihmohen me ushqime bazike, me standarde dhe me cilësi shumë të mirë.

Fatma Naçi gjithashtu ishte në terren së bashku me vullnetarët e fondacionit “Firdeus” duke përgatitur pakot me ushqime si dhe duke i shpërndarë ato.

Gjatë këtij sezoni nismës së bamirësisë iu bashkuan disa artisë të njohur si motrat Libohova apo këngëtarja Eneida Tarifa. Këngëtaret kanë shpërndarë ushqime tek njerëzit në nevojë në zonat më të thella të vendit. Ata treguan se

kanë zemër të madhe dhe se solidarizohen me realitetin e trishtë e të varfërve. Ushqimet që artistet dhe shumë bamirës kanë dhuruar në “Magazinën e Bamirësisë” janë marrë në “dorëzim” nga disa nxënës të shkollave të mesme të Tiranës, të cilët kanë udhëtuar me orë të tëra edhe në këmbë e në terren të vështirë për të çuar jo bukë por edhe shpresë dhe për tua ndryshuar disi ditën të pamundurve.

Nxënësit e shkollave kanë përcjellë  një model për t’u ndjekur nga bashkëmoshatarët e tyre. Përballja me realitetin padyshim që i bëri më të ndërgjegjshëm dhe ishte një eksperience që do ta kujtojnë gjatë.

Një akt sa human aq dhe solidar kanë bërë disa studentë nga “Universiteti Ndërkombëtar i Strugës”. Ata kanë ndjekur emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, janë organizuar të gjithë bashkë, kanë mbledhur para dhe kanë blerë ushqime për njerëzit në nevojë. Në një banesë që vizituan dhe çuan ushqime , një burrë i emocionuar i prekur nga gjesti i studentëve tha “U meka fare, vijnë studentë që nga Maqedonia dhe bëjnë bamirësi?” Studentja: U ndjeva sikur ata janë motrat dhe vëllezërit tanë, jemi emocionuar shumë nga këta njerëz. Nuk kisha takuar më parë njerëz të tillë, kaq të varfër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës! Zbardhet letra

Jorgo Goro, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për shpërdorim detyre,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunoi barbarisht një mace, procedohet i moshuari në Rrogozhinë

eagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Në lidhje me një video të postuar në…

LEXO ME SHUME