Categories Lajme

“Mbaje mend këtë fytyrë, nga Vlora jam unë”

Deklaratën e fortë të Lulzim Bashës dje, Partia Demokratike në VLorë e ka bërë realitetit, duke i dalë në mbrojtje deputetit të tyre Agron Shehaj.
Demokratët dorëzuan një kallëzim penal ndaj kreut të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Fatmir Meta, i cili në një video të publikuar dje nga PD, kërcënoi hapur deputetin e djathtë të Vlorës, Agron Shehaj. “Mbaje mend këtë fytyrë, nga Vlora jam unë”, ishin fjalët që Fatmir Meta i drejtoi deputetit me një gjuhë kërcënuese.

E gjithë skena ndodhi në Jalë të Vlorës, aty ku IKMT gjatë ditës së djeshme ndërmorri një aksion të dhunshëm për të shembur disa biznese dhe banesa. Baborët e zonës, pronarë të këtyre ndërtesave kanë shprehur kundërshti për këtë vendim duke thënë se janë pronat e tyre; ata shprehen se u gjendën të papërgatitur duke pasur të gjithë pasurinë brenda ndërtesave.

Ndërtesat janë shembur mes bitmaventë banorëve, përplasjeve me forcat e shumta të rendit që Policia e Shtetit dërgoi në mbështetje të IKMT dhe për të shmangur ndonjë incident edhe më tragjik. Ndërsa i vetmi zyrtar në mbështetje të tyre ishte deputeti Agron Shehaj.

PD thotë se kreu i IKMT-të ka shpërdoruar detyrën, dhe ka kërcënuar deputetin për shkak të detyrës.

Kallëzimi penal ndaj Fatmir Metës:
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI
GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE
Tiranë, më 18.09.2018
K A L L Z I M P E N A L
KALLZUES: Grupi Parlamentar i Partise Demokratike?
Përfaqësuar nga Kryetari, z. Edmond Spaho
ME OBJEKT: Kallzim i veprës penale të “Kanosje për shkak të detyrës”, dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga nenet 238 dhe 248 të Kodit Penal.
KUNDER: Fatmir Meta, punonjës i Inspektoratatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT)

BAZA LIGJORE: Nenet 280, 283 të K.Pr.Penale dhe nenet 238 dhe 248 të Kodit Penal.
DREJTUAR: PROKURORISË PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË, VLORË

I nderuar z. Prokuror,
Bazuar ne nenet 280 dhe 283 të K.Pr.Penale parashtrojmë këtë kallzim penal për vepren penale të sipërcituar, duke parashtruar rrethanat e fakteve konkrete ku bazohet kallzimi, provat me të cilat vërtetohen këto fakte, si dhe dispozitat ligjore penale të cënuara.

I. RRETHANAT E FAKTEVE
Më datë 18.09.2018, deputetët e Partisë Demokratike të Qarkut të Vlorë, znj. Nada Meçorapaj dhe z. Agron Shehaj, janë njoftuar nga banorët e Jalës, Vlorë, për një ndërhyrje të dhunshme dhe të paligjshme nga institucionet shtetërore në pronat e tyre private. Në përmbushje të funksionit të tyre kushtetues, si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe përfaqësues të popullit, të dy deputetët kanë shkuar në zonën ku po vepronte IKMT, e ndihmuar nga Policia e Shtetit, dhe ku kishte filluar aksioni i prishjes së disa banesave.

Banorët e zonës ngritën shqetësimin e tyre se prishja e banesave, po kryhej pa asnjë akt zyrtar njoftimi paraprak, pa marrë asnjë masë për strehimin e familjeve që dilnin të pastrehë nga ky aksion, si dhe pa asnjë mundësi për të marrë pasurinë e tyre që ndodhej brenda banesave. Bazuar në shqetësimin e thellë të shprehur nga banorët e zonës, deputeti Agron Shehaj, në përputhje me ligjin nr. 8550, datë 18.11.1999 “Statusi i deputetit”, ku sanksionohet se: “Deputeti ka të drejtë të kërkojë shpjegime për çdo çështje që ka të bëjë me përmbushjen e detyrës së tij, nga ministrat ose nga drejtuesit e institucioneve të tjera qendrore, si dhe nga drejtuesit e çdo institucioni tjetër në administratën publike ose të qeverisjes vendore.”, ka kërkuar shpjegime nga drejtuesit e aksionit të IKMT, si dhe aktet zyrtare mbi bazën e të cilit po kryhej e gjithë procedura e prishjes së banesave.

Shtetasi Fatmir Meta, punonjës i Inspektoratatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në shpërdorim të detyrës dhe me sjellje të paligjshme, jo vetëm nuk ka përmbushur detyrimin për të dhënë shpjegime dhe për të paraqitur të gjithë dokumentacionin ligjor që justifikonte ligjërisht aksionin, por nëpërmjet akteve të drejtëpërdrejta, ka dhunuar e kanosur, jo vetëm banorët e prekur nga aksioni, por edhe deputetin e Partisë Demokratike z. Agron Shehaj, madje duke ju drejtuar me fjalët “Mbaje mend këtë fytyrë. Nga Vlora jam unë”.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, e konsideron akt mafioz trajtimin barbarë të qytetarëve të prekur nga aksioni, dhunimin flagrant të të drejtave të njëriut, si dhe akt kriminal kërcënimin dhe fyrjen e qytetarëve dhe të deputetit Shehaj, në krye të detyrës.
Akti i dhunshëm ndaj qytetarëve dhe mohimi i të drejtës për të ndjekur në rrugë gjyqësore pretendimin e tyre mbi pronësinë apo për t’i mundësuar strehim apo marrjen e pasurisë së tyre brenda banesave, pa asnjë proces të rregullt ligjor, përbën shpërdorim të detyrës, nëpërmjet akteve që bien ndesh me legjislacionin në fuqi. Nga ana tjetër, akti i kërcënimit ndaj Agron Shehaj është bërë për shkak të detyrës publike që ai kryen, si deputet i Partisë Demokratike (partisë më të madhe të opozitës në vend).
Akti i sotëm banditesk ndaj qytetarëve dhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, nga shtetasi Fatmir Meta, është një tjetër provë se në Shqipëri, Edi Rama ka ngritur një infrastrukturë kriminale e mafioze për ti mbyllur gojën qytetarëve dhe opozitës, duke mos u ndalur vetëm tek dhunimi flagrant i të drejtave të njeriut, por edhe tek kërcënimi mafioz ndaj një zyrtari të lartë të opozitës, siç është deputeti i Kuvendit të Shqipërisë.
Grupi Parlamentar i Partise Demokratike, denoncon këtë veprim kriminal mafioz të kryer nga Fatmir Meta, si një agresion terësisht penal. Është detyrë e organit të akuzës që të ndërmarrë veprimet e duhura ligjore për të dënuar fuqishëm këto akte banditeske, duke bërë jo vetëm drejtësi, por edhe transparencë të plotë për cdo person që ushtron një funksion publik, por që nuk ndahet dot nga veprimtaria e tij kriminale ndër vite!
Ngjarje të tilla kriminale dhe të përsëritura, kërkojnë veprim të shpejtë të organit të akuzës për të frenuar agresionin e paprecedent ndaj qytetarëve dhe opozitës në vend. Për këtë arsye, kërkojmë nga organi i prokurorisë, që në përputhje me atributet e njohura nga Kushtetuta dhe ligji, të veprojë pa vonesë dhe me profesionalizëm të lartë, ndaj këtye personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pavarësisht se se janë të veshur me “kostumin” e zyrtarëve publikë.

II. LIGJI I APLIKUESHEM
Kodi i procedures Penale, ne nenet e tij 280 dhe 283 parashikon se:
Neni 280
Marrja dijeni për veprën penale
Prokurori dhe policia marrin dijeni për veprën penale me iniciativën e vet dhe me njoftimin e bërë nga të tjerët…..

Neni 283
Çdo person që ka marrë dijeni për një vepër penale që ndiqet kryesisht duhet ta kallëzojë atë. Në rastet e caktuara me ligj kallëzimi është i detyrueshëm…..
Nga ana tjeter Kodi Penal ne nenet 238 dhe 239 te tij parashikon se:

Neni 238
Kanosja për shkak të detyrës
Kanosja serioze për vrasje apo për plagosje të rëndë, që i bëhet punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore ose të shërbimit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 248
Shpërdorimi i detyrës
Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME