Shqiptari i Kosovës që jeton në Zvicër Bujar Muli, është bërë pjesë e ballinës së gazetës zvicerane 20 minuten, një nga mediat më në zë në shtetin europian. Ai ka zënë hapësirë në mediat e Zvicrës për mirë, për shkak se ka rezultuar pozitive përpjekja e tij për të ndaluar një sulm.
Media në fjalë e Zvicrës ka shkruar gjerë e gjatë në artikull sesi shqiptari nga Vushtrria u bë hero, pasi ka tërhequr zvarrë një të dyshuar me armë kallashnikov në dorë.