Lajme

“Në 2018-ën u trafikuan 1 mijë shqiptarë”, autoritetet britanike vënë alarmin

Agjencia Kombëtare e Krimit në Mbretërinë e Bashkuar ka dalë në një deklaratë ku kanë cituar se vetëm në vitin 2018, në Britani janë trafikuar 947 shqiptarë. Sipas tyre personat e trafikuar janë shfrytëzuar për prostitucion dhe aktivitete kriminale.

Në total janë 6 993 viktima të kombësive të ndryshme, ku shqiptarët përbëjnë një prej grupeve më të mëdha, pasi 13% e viktimave të identifikuara janë me kombësi shqiptare.

Ato shfrytëzohen për punë të detyruar, prostitucion ose aktivitet kriminal. Trafiku i qenieve njerëzore sipas drejtuesit të projektit në Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin Patrick Burland ka ardhur si pasojë e shërbimeve të kufizuara financiare, arsimore, punësimit, kujdesit shëndetësor si dhe mungesës së mundësive reale për të përmirësuar standardet e jetesës në vendet e tyre.

Ndërkohë që më herët ka qenë Departamenti Amerikan i të Shtetit i cili qershorin e vitit 2018 në raportin për trafikimin e personave shprehet se qeveria shqiptare nuk përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit.

Më pas, në Raportin e fundit të të Drejtave të Njeriut Shqipëria u kritikua për mungesën e zbatimit të ligjeve kundër trafikimit të qenieve njerëzore, duke vënë në dukje se vetëm një numër i vogël i autorëve të veprave penale janë ndjekur apo dënuar. Kritika të tjera u bënë kundër mungesës së zbatimit të ligjeve të hartuara për të mbrojtur gratë dhe vajzat nga dhuna dhe sulmet seksuale.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button