Lajme

Ngjarje e rëndë në Durrës/Keqbërësit lidhin familjen dhe marrin peng djalin e tyre

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, ku persona të maskuar kanë grabitur familjen e një biznesmeni.

Sipas të dhënave të para, mësohet se grabitësit kanë lidhur të gjithë anëtarët e familjes, dhe kanë marrë të gjitha paratë që ndodheshin në shtëpi, rreth 10 mijë euro.

Gazetarja Elitjona Doko, raportoi për Fax News se teksa janë larguar kanë marrë peng edhe djalin e biznesmenit për siguri, ndërsa e kanë lënë të lirë disa kilometra larg shtëpisë. Mësohet se kanë qenë 3 persona të armatosur dhe të maskuar, ata që kanë kryer grabitjen.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj si dhe vënien e autorëve para drejtësisë, ndërsa janë ngritur postblloqe në të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse të Durrësit.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *