Categories Lajme

Nipi në kërkim të gjyshit të arratisur, 87-vjeçari nuk pranon të lidhet me familjen në Shqipëri

Në emisionin e sotëm të “Pa gjurmë” u trajtua historia e Jashar Alushit, i cili u arratis në 1957 drejt Greqisë. 62 vjet nga arratisja e tij, Jashari kërkohet nga nipi i tij.

Po si u arratis në kohën e komunizmit Jashar Alushi?

Jashar Alushi nga fshati Shalës i Sarandës me detyrë kapter në repartin ushtarak, në qytetin bregdetar ishte i martuar me Myzejen Alushin, e cila solli në jetë tre fëmijë. Djalin e parë me emrin Ylli që u shua i vogël, ndërsa u nda nga jeta kur ishte ende fëmijë. Ylli ishte djali tjetër i familjes Alushi, të cilët ata vendosën ta quanin kështu pas humbjes së djalit të parë. Arbeni gjithashtu ishte djali i tretë në familje. Familja e Jashar Alushit sëbashku me vëllain e tij Rifatin u internuan për motive politike dhe u transferuan në fshatin Bardhaj të Shkodrës.

Jashari fillon përsëri punë në repartin ushtarak të fshatit Bardhaj. Në shtëpinë e familjes Alushi vjen një telegram nga Tirana ku thuhej se Jashar Alushi duhet të paraqitej në gjyq. Jashari diçka kishte nuhatur, ndërsa në mbrëmje bisedon më bashkëshorten Myzejenin dhe i thotë se duhej të largohej drejt Sarandës, për tu takuar me disa shokë të tij, duke i lënë të kuptonte se ndoshta edhe nuk do të kthehej më. Jashari niset drejt Sarandës me shokët e tij Xhelil Halili, Shaban Vilaj dhe disa persona të tjerë me destinacion arratisje për në Greqi. Pas afro një muaj nga arratisja sigurimi i shtetit shkon në shtëpinë e familjes Alushi, në kërkim të Jasharit, duke bërë dhe kontroll në banesë.

Jeta vazhdoi, me një bashkëshort të arratisur, 5-muaj më pas bashkëshortja e tij Myzejeni rimartohet.

8 vite nga arratisja ishte viti 1965 kur në familjen Alushi vjen një telegram:

”Jam Jashari jam i martuar me Vasilikën nga Greqia dhe kam një vajzë 5-vjeçe që quhet Zana”.

Pas këtij telegram dhe detajet nga e gjithë kjo histori iu tregua familjarëve nga një prej dy bashkëudhetarëve të Jasharit në arratisje, Xhelili. Kur ky i fundit u kthye në Shqipëri pas viteve 90-të pohoi se vetë jetonte në Bruksel, Shabani në Suedi ndërsa Jashari ishte rimartuar dhe kishte dy fëmijë të tjerë. Ai bëntë një jetë të ndarë mes Athinës dhe Suedisë dhe 10 vite që punonte si kamarier dhe banakier, 20 vite në një fabrike gomash. Me vete shoku i tij Xhelili kishte dhe disa dhurata, duke i dërguar të fala, që Jashari ia dërgonte familjes. Kjo dëshmi vërtetoi e para faktin se Jashari ishte gjallë.

Tashmë 87-vjeçari Jashar Alushi që ne kërkojmë jeton në Malmo të Suedisë. Nga të dhënat dhe kërkimet stafi i emisionit ka bërë, Jashari bën një jetë të ndarë mes Greqisë dhe Suedisë.

Stafi tenton që të lidhet me Jashar Alushin nga Suedia por ai nuk ka pranuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Martë, 16 Prill 2024

Dashi Përqendrohuni në realizimin e një plani efikas për punën tuaj, pasi ky është një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Po ndërtonte pa leje një objekt, në tokën e një shtetasi tjetër, në plazhin e Livadhit, vihet në pranga 38-vjeçari

Livadh, Himarë, Po ndërtonte pa leje, një objekt, në tokën e një shtetasi tjetër, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Unë jam steril, ajo ngeli shtatzënë”/ Gruaja përzë burrin nga shtëpia: Theri qenin në vendin tim

Mani Sula tregon për emisionin “Stop” se pas një martese 30-vjeçare, prej gati një viti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dentisti i prish dhëmbët dhe nofullën, harron frezën në rrënjë dhe kërcënon qytetaren në Korçë

Nuk janë të pakta rastet e denoncimeve që qytetarët kanë kundrejt stomatologëve të cilët nuk…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet brenda burgut të Drenovës një person, shkoi për t’i dhënë çantën me ushqime…

Një person është arrestuar brenda ambienteve të burgut të Drenovës në Korçë.  Sipas informacioneve nga…

LEXO ME SHUME