Lajme

Nuk i lejojnë të takojë familjen/ I dënuari 23 ditë në grevë urie në burgun e Fushë Krujës

Verdi Morava, një nga 9 myslimanët e dënuar për rekrutim dhe dërgim të shqiptarë në Siri ndodhet prej 23 ditësh në grevë urie në burgun e Sigurisë së Lartë në Fushë Krujë.

Shkak është bërë mosdhënia e lejese shpërblyese prej 20 ditësh në vit për të takuar familjarët e tij. Denoncimi është bërë mbrëmjen e sotme në emisioni investigativ “BOOM” në Ora News.

Ai është dënuar 10 vite burg, dhe sipas ligjeve në fuqi pas të kryejë gjysmën e  dënimit ka mundësinë të përfitojë lejen shpërblyese 20 ditë në vit për të takuar familjarët. 

“Ju telefonoj nga burgu i Fushë Krujës, jam dënuar me 10 vjet burg. Kam kaluar 6 vjet dënim. Ju mora sepse ka një vit që më takon të dal nga institucioni me leje shpërblyese. Janë 20 ditë në vit dhe kjo jepet çdo tre muaj. Që në nëntor të vitit të kaluar, pra 11 muaj që i kam kërkuar Ministrisë, personalisht Ministres së Drejtësisë, e cila pas disa muajve autorizoi Drejtorin e Përgjithshëm që u shkarkua pastaj, Arben Çukon. Unë plotësoj të gjitha kriteret që duhen për të marrë këtë leje. Në dyshimet e mia të arsyeshme në bazë të asaj që flitet mund të mendoj që është çështje korrupsioni. Për çdo gjë në Shqipëri duhet të paguash, këtu duhet të paguash për të marrë të drejtën tënde. Mesa di unë paguhet 100-150 euro në ditë. Ajo që kërkoj është një interesim nga ana juaj për të kontaktuar Drejtorin e Përgjithshëm për rastin tim, pse nuk më japin këtë leje shpërblyese”, shprehet i dënuari.

Por çfarë thotë ligji?

“BOOM” bëri kërkimet e tij për të parë nëse kjo leje është e bazuar në ligj dhe rezulton se në bazë të  ligjit nr 8328, neni 59 pika b citohet se “lejet shpërblyese i jepen personave të dënuar nga 3 deri në 10 vjet burgim pasi të kenë kryer jo më pak se gjysmën e dënimit”. 

Në rastin konkret Verdi Morava ka kryer 6 vite vuajtje dënimi, pra më shumë se gjymën e dënimit, pra ligjërisht ka të drejtë për të kërkuar leje.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button