Lajme

Opozita do të protestojë nesër para Kryeministrisë, Policia e Tiranës nuk i jep leje

Opozita pritet të mblidhet sërish ditën e nesërme për të protestuar përpara Kryeministrisë.

Megjithatë, duket se Policia e Tiranës e ka refuzuar lejen, duke dhënë argumentat njësoj si me protestën e 16 shkurtit, sipas Report Tv.

Partia Demokratike ka kërkuar leje në katër akset kryesore që rrethojnë Kryeministrinë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, lulishtja te Piramida dhe te rruga “Ismail Qemali” në krah të Kryeministrisë.

Por, policia e ka refuzuar duke dhënë argumentin se hapësira tek “Lulishtja tek Piramida” dhe te rruga “Ismail Qemali” do të jetë territor ku do të dislokohen shërbimet e policisë dhe të Gradës së Republikës.

Megjithatë, opozita duket se nuk stepet përballë vendimeve të Policisë.

Kjo e fundit nga ana tjetër ka treguar se është përgatitur për ditën e nesërme dhe se kanë marrë masat.

Më herët Lapsi.al publikoi një artikull, ku zbulonte se 1200 efektivë të policisë do të angazhohen në protestë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button