Vetëm disa metra larg urgjencës së QSUT-së ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme një i pastrehë. Bëhet fjalë për 68 vjeçarin Hasan Hykja, cili vuante nga këmba diabetike. Mësohet se Hykja kishte kërkuar ndihmë për strehim, por nuk e kishin pranuar me pretendimin se në Qendrat Sociale nuk ka kujdes shëndetsor. Ai është drejtuar drejt urgjencës , ku nuk e kanë e pranuar. 68 vjeçari nuk ka përballuar dot sëmundjen dhe të ftohtin e acartë. Ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike.
https://streamable.com/hznsq