Categories Lajme

“Policia kishte urdhër të dhunonte banorët”, deklarata e fortë e Bashës: Rama dhe Lleshaj po ushtrojnë…

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është bashkuar protestës së banorëve të Astirit pas thirrjeve të këtyre të fundit për përkrahje nga ana e përfaqësuesve të opozitës dhe faktorit ndërkombëtar, pasi ata janë shprehur se ndihen të kërcënuar nga policia.

Nga protesta ku ndodhet në këto momente, Basha ka deklaruar se kjo është qeveri e krimit e cila po tenton të terrorizojë banorët.

Basha ka deklaruar gjithashtu se, policia kishte urdhër politik për të ushtruar dhunë ndaj protestuesve dhe me këtë rast ai ka u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protesta.

“Kishin marrë urdhër deri para pak minutash që të arrestonin banorët ndërkohë që të pandehur duheshin marrë Rama dhe Gjiknuri për aferën korruptive. Ka informacione te besueshme se me urdhër politik të Sandër Lleshaj dhe me shumë mundesi të Edi Ramës, policia do të kryente akte reprezalje dhe terrori mbi banorët. Këta kanë dalë nga bandat dhe u shërbejnë bandave. Banorët menjëherë pas fjalës së Bashës kanë marrë garanci se nuk do të cënoheshin dhe kanë filluar të largohen”, ka deklaruar ndër të tjera kryedemokrati.

Ndërko ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu i ka njoftuar banorët se Policia sapo është tërhequr nga zona të cilën e mbante të rrethuar prej orësh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME