Categories Lajme

Policia lë pas hekurave 6 protestues, mes 29 të proceduarve dhe Gazment Bardhi

Policia e Tiranës ka proceduar 29 persona për aktet e dhunës në protestën e sotme të opozitës para parlamentit.

Mes tyre është edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në cilësinë  e organizatorit të protestës.

17 janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa janë në kërkim 6 shtetas.

Të arrestuar janë 6 persona. Ata akuzohen për konsumimin e elementëve të veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe  “Prishja e qetësisë publike”.

– J.Gj., 24 vjeç, nga Shijaku;

– M.D., 24 vjeç, nga Mamurrasi;

– A.K., 20 vjeç, nga Rrësheni;

– B.D., 36 vjeç, nga Kavaja;

– E.M., 26 vjeç, nga Kavaja;

– D.P., 31 vjeç, nga Tirana.

“Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor” thotë policia.

Policia po punon për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME