Categories Lajme

PS refuzon shtyrjen e komisionit hetimor për Saimir Tahirin

Konferenca e Kryetarëve, me votat e anëtarëve të mazhorancës ka rrëzuar kërkesën e opozitës për shtyrjen punimeve të komisionit hetimor për çështjen ‘Tahiri’.

Paloka tha për gazetarët pas mbledhjes së Konferencës së kryetarëve se do ta ribëjnë përsëri kërkesën për shtyrjen e komisionit.

Ne jemi të vendosur, do ta ribëjmë kërkesën, komisioni do të ringrihet dhe kësaj pune do ti shkojmë deri në fund, sado të përpiqen ta pengojnë. Ka vetëm një qëllim, edhe pse Ruçi ju tërhoqi vërejtje formalisht institucioneve dhe iu drejtua të deleguarës të radhës Spiropali që institucionet ti përgjigjen parlamentit. Jam i bindur që kjo histori do të vazhdojë kështu sepse nuk mundet as Rama dhe askush tjetër të demaskohen për lidhet që kjo qeveri ka direkt me krimin dhe drogën, sidomos gjatë kohës kur ministrinë e Brendshme e drejtonte Saimir Tahiri”.

Për kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, komisioni ka përfunduar në 6 dhjetor dhe PD nuk ishte mbledhur për 1 muaj. “Komisioni ka përfunduar më 6 dhjetor. PD kishte harruar që kishte kërkuar ngritjen e komisionit hetimor pasi nuk ishte mbledhur për muaj. Nuk do shkelim Kushtetutën se PD ishte në gjumë dhe tani u zgjua”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME