Categories Lajme

Publikohen shifrat alarmante/ Në Shqipëri humbet një fëmijë në çdo tre ditë

Qendra Kombëtare e Fëmijëve të Humbur ka bërë të ditur se në vendin tonë humbet një fëmijë në çdo tre ditë.

Gjatë ditës së sotme, e cila është edhe Dita Ndërkombëtare e Linjave të Këshillimit për Fëmijët, në shenjë proteste dhe për të rritur ndërgjegjësimin për rreziqet me të cilat përballen fëmijët, përfaqësues së kësaj qendre së bashku me prindër dhe aktivistë dhe organizata të tjera për fëmijët rrethuan kryeministrinë dhe kuvendin.

Drejtori i CRCA/ECPAT, pjesë e së cilit është dhe Qendra Kombëtare e Fëmijëve të Humbur, Altin Hazizaj ka thënë:

“Ky Zinxhir Njerëzor vjen përpara qeverisë dhe kuvendit për t’ju kërkuar atyre publikisht që të mos harrojnë fëmijët e humbur! Fëmijët në Shqipëri vazhdojnë të jenë pre e pasigurisë, trafikimit, abuzimit dhe rrëmbimeve nga grabitqarët seksualë! Qeveria dhe Kuvendi duhet të miratojnë urgjentisht ndryshimet në Kodin Penal për mbrojtjen e fëmijëve.”
Të dhënat nga policia tregojnë se në tre vitet e fundit 365 fëmijë kanë humbur. Nga këta 258 kanë qenë vajza dhe 107 kanë qenë djem.

358 prej tyre janë gjendur dhe janë kthyer pranë familjes dhe aktualisht rezultojnë të zhdukur 12 fëmijë për të cilët nuk dihet se ku ndodhen.

Ndërsa me 25 maj që është edhe dita Kombëtare për Fëmijët e Humbur, pritet të zhvillohen të tjerë aktivitete për të njëjtin fenomen shqetësues.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Pistoletë, sharrë e maskë! Kapet hajduti serial i Tiranës

Fotoja e mëposhtme ishte e vetmja e dhënë për grabitësin e një dyqani në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti parashikohet me intervale kthjellimesh, Rikthehen reshjet e shiut

Ditën e martë vendi ynë do të ketë kushte të paqëndrueshmë atmosferike si rezultat i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksperti i sigurisë: Ervis Martinaj është gjallë!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar këtë të hënë se Ervis Martinaj, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë/ Pasi hodhi foshnjën në lumë, nëna shkoi vetë në komisariat

42 vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Krujë, 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Tapizë të Krujës.…

LEXO ME SHUME