Categories Lajme

Shefi i Shërbimit të Toksikologjisë Klinike në QSUT, kapet duke marrë ryshfet

Pavarësisht se kryeministri aktual i vendit pretendon se shëndetësia në Shqipëri është falas, të gjithë shqiptarët që u ka rastisur të paktën një herë që t’i jenë drejtuar cilitdo spitali në vend, e dinë fare mirë se korrupsioni është sheshit dhe mjaft galopant.

Një video është publikuar nga JOQ ku tregohet e bardha në të zezë se si Shefi i Shërbimit të Toksikologjisë Klinike në QSUT, Prof. Ass. Zihni Sulaj, pranon para nga një person në mënyrë që ai ta shtrojë ne Pavionin e Toksikologjisë Klinike pranë QSUT. Madje jo vetëm kaq, por në video duket dhe dëgjohet fare qartë kur doktori thotë se: “Po pse s’na hodhe dhe ndonjë tjetër o burrë?”.

Mendohet se video është bërë vitin e kaluar në zyrën e doktorit. Denoncuesi shprehet se ai i ka lënë mbi tavolinë një kartmonedhë prej 5 mije lekësh të rinj por me sa duket doktori ka ngelur i pakënaqur me aq pak dhe I ka kërkuar edhe të tjera, siç dallohet qartë edhe në video.

Është e pakonceptueshme se si një mjek I thjeshtë e jo më Shefi i Shërbimit të Toksikologjisë Klinike në QSUT, t’I kërkojnë para një të sëmuri për ta shtruar në spital.

Mbetemi në pritje për të parë nëse zoti Rama do të ndërmarrë ndonjë hap pas kësaj videoje apo do të mjaftohet thjesht me ndonjë meme.

Klikoni linkun më poshte për te parë videon;

https://vidnews.net/video/1548358381544

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME