Lajme

Shifrat e çmendura/ 4 mijë $ nata! Sara dhe Ledioni, me pushime në resortin ku Kate dhe William kaluan muajin e mjaltit

Sara Hoxha ka nisur tashmë pushimet e para këtë fillim maji me familjen e saj, bashkëshortin Ledion Liço dhe vogëlushin London.

Pak ditë më parë, “iconstyle.al” zbuloi se trashëgimtarja e “Top Channel” ka zgjedhur ishujt Maldive për të kaluar disa ditë relaksi shumë larg Shqipërisë.

Ndërkohë sot, ne ju sjellim fotot ku po qëndron familja Hoxha-Liço, të resortit luksoz që ofron një pamje të mahnitshme të lagunave, rërës së bardhë dhe brigjeve të kaltra.

Pra Sara ndodhet në resortin Cheval Blanc Randheli, ku vetëm një natë kushton 4094 dollarë, raporton “iconstyle.al”.

Po të shohësh pamjet nga brenda të vilës luksoze vë re një arredim luksoz të dhomave me dalje në oqean dhe pishina private.

“Tipike për një arratisje romantike”, përshkruhen ky resort në faqen zyrtare të tij, ku thuhet gjithashtu se ka marrë aprovimin e Princit William dhe Dukeshës së Cambridge Kate Middleton dhe ka pasur shumë të ftuar nga familja mbretërore.

Nëse kthehemi pas në vitin 2014, Kate dhe William bënë një arratisje romantike në këto ishuj ku thuhet se kaluan një muaj mjalti të dytë pas 2 vjet martese.

Me sa duket, këto ishuj kanë tërhequr edhe çiftin e famshëm shqiptar, Sara dhe Ledion, nga të cilët presim më shumë foto të bukura bashkë./iconstyle.al

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button