Lajme

Shitje të lëndëve narkotike/ Shqiptari në Itali arrestohet dy herë brenda muajit

Policia italiane ka arrestuar brenda një muaj dy herë një shqiptar në Bastia Umbra, i akuzuar për shitje të lëndëve narkotike.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ishte pikasur nga policia pas disa veprimeve të dyshimta. Menjëherë ai është vënë nën vëzhgim, ku u kap teksa i shiste kokainë një të riu italian.

Ky i fundit sapo është parë nga policia ka tentuar të hedhë dy dozat me kokainë.

Pas arrestimit, policia zhvilloi kontrolle  në makinë dhe shtëpinë e shqiptarit, ku përveç drogës iu sekuestruan edhe 15 mijë euro dhe disa materiale për paketim.

Shqiptari ishte arrestuar në muajin shkurt dhe ishte dëbuar pasi ishte kapur për të njëjtën arsye.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button