Categories Lajme

Shkatë rrohet ban.da e shqiptarëve në Londër

“My London” ka publikuar ditën e sotme një artikull, rreth bandës kriminale, ku 12 pjesëtarët e saj ishin shqiptarë, të cilët trafikonin kokainë në Londër. Janë vënë nën pranga 12 anëtarë të “bandës së krimit të organizuar në shkallë të gjerë”, përgjegjëse për furnizimin e qytetit të Londrës me kokainë. Policia e qytetit të Londrës thotë, se “kanë ndërprerë” aktivitetet e bandës, të cilët kishin një sistem të shpërndarjes së “korrierëve” dhe “kontrolluesve”, të cilët dërgonin drogën tek punëtorët, në Londër.

Policia ka qenë nënë hetim të kësaj bande për tetë muaj, dhe arriti të vërë nën pranga tetë prej korrierëve, dy kontrollorë si dhe dy persona të tjerë të implikuar. 25-vjeçari Erdi Nezaj, u arrestua nga policia dhe u integrua nga shërbimet e emigracionit, raporton “t.ch”.

Në total, policia konfiskoi 1,2 kg drogë, të një vlere prej rreth 144,000 paund, si dhe 20,000 paund, para kesh. Gjithashtu janë konfiskuar dy telefona që i përkisnin dy kontrollorëve. Detektivi Lee Johnson, i cili drejtoi operacionin tha se:

“Shumë individë që shpërndajnë drogë në kryeqytet janë njerëz të rinj që po shfrytëzohen. Shumë njerëz nuk e kuptojnë, por paratë nga shitja e drogës mund të përdoren për të financuar vepra të tjera të rënda kriminale.” “Ky operacion ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm, arrestimi dhe dënimi i këtyre individëve tregon një mesazh të fortë, si për njerëzit që vijnë në qytet për të shitur drogë, ashtu edhe për ata që e blejnë dhe konsumojnë”, ka shtuar ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME