Lajme

Shpenzimet buxhetore për paga, më të ulëtat që nga 1993

Edhe pse fondi i pagave për punonjësit në sektorin publik ka ardhur me rritje vit pas viti, vlera e tyre në raport me PBB ka pësuar rënie te vazhdueshme gjatë dy dekadave të fundit.

Në vitin 2018, shpenzimet për pagat në shtet ishin sa 3.8 për qind e PBB-së, duke shënuar kështu nivelin më të ulët historik së paku nga viti 1993.

Shpenzimet për paga në raport me PBB-ne kane shënuar luhatje nga viti në vit. Por që nga 2009  në vitin 2018 ato kanë pësuar ulje sistematike, duke shkuar nga 4.7% e PBB-së në 3.8% për qind  tëPBB-së.

Paga mesatare në sektorin shtetëror arriti 61,600 lekë në fund të vitit 2017 me një rritje 11.5% që në raport me vitin 2016. Kjo është rritja më e madhe e shënuar që nga viti 2007 kur qeveria Berisha aplikoi një rritje agresive të pagave gjatë periudhës 2005-2008.

Sipas të dhënave të INSTAT paga reale në shtet në vitin 2017 u rrit me 7.8 për qind pas një qëndrimi në vendnumëro për 3 vitet paraardhëse.

Të dhënat e azhurnuara për pagën reale në sektorin shtetëror tregojnë se ritme e larta të rritje u panë përgjatë viteve 2000-2009, ku ritmet e rritjes ishin në intervalet 8-17%.

Por pas vitit 2013 qeveria ndërmori masa kursimi për shkak se borxhi publik kishte kaluar 70%, teksa të ardhurat buxhetore nuk po rriteshin.

Për rrjedhojë Shqipëria ofron shpenzimet më të ulëta në Rajonpër paga si në vlera ne to si në raport e me PBB-në.

Matur me paritetin e fuqisë blerëse (PPP) të cilat llogariten për dallimet e nivelit të çmimeve midis vendeve në, nivelet më të larta të pagave u gjetën në Malin e Zi dhe në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa Shqipëria mbetet shumë prapa dhe ishte në fundin më të ulët të shkallës së pagave, thuhet në raportin periodik rajonal të Bankës Botërore.

Për krahasim, të gjithë perëndimore vendet e Ballkanit (përveç Shqipërisë) kanë raportuar nivele më të larta pagash sesa Bullgaria. Pagat në Mal të Zi gjithashtu tejkaluan nivelin e Hungarisë./MONITOR

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button