Categories Lajme

Shpime për naftë në Parkun e Zagorisë, pushteti vendor, kundër projektit

Kompania ndërkombëtare e karburanteve “Shell” është duke hedhur me shpejtësi të gjithë hapat që do të çojnë drejt kthimit të zonës së mbrojtur të Zagorisë, i shpallur Park Natyror Kombëtar, në një rajon kërkimi për naftë dhe gaz natyror.

Leja e miratuar prej Ministrisë së Energjetikës ka autorizuar “Shell”-in të kryejë rreth 3.000 shpime pusesh në territorin e parkut, për të vlerësuar potencialin naftëmbajtës të “Bllokut 4”.

Gjatë një dëgjese publike, ku pritej të sqaroheshin pasojat në mjedis, në shëndet, në zhvillimin e turizmit, në habitatin natyror dhe kulturor të zonës së mbrojtur, u fol vetëm përgjithësisht, ndërsa pjesëmarrja e grupeve të interesit ishte e ulët.

Autoritetet lokale, përfshi Bashkinë e Libohovës, përfaqësuesit e Monumenteve të Kulturës dhe administratori i njësisë, thanë thjesht se nuk janë dakord me këtë studim, por nuk i kërkuan kompanisë të saktësojë pasojat e kësaj ndërhyrjeje.

18 monumente kulture të kategorisë së parë, në një gjendje të brishtë, gjenden brenda territorit të ndërhyrjes së “Shell”-it. Kompania ka vendosur vetëm një distancë prej 200 m nga çdo monument, por nuk është në gjendje të flasë për efektet që mund të kenë shpërthimet me eksploziv mbi këto objekte.

Elena Mamani, nga Trashëgimia Kulturore pa Kufinj, tha se ndërhyrja mund të sjellë dëmtime të pakthyeshme.

Turizmi, që besohej se do të ishte e ardhmja e Parkut Kombëtar të Zagorisë, duket se preket seriozisht prej kësaj ndërhyrjeje. Përfaqësues të turizmit u shprehën të indinjuar gjatë dëgjesës publike.

“Shell”, në mënyrë të pajustifikuar, nuk ka marrë asnjë kërkesë për vepra publike në këmbim të ndërhyrjes, ndërsa dëgjesat që synonin njohjen e publikut me projektin dhe përfitimet nuk sqaruan asgjë të tillë.

Operacionet e kërkimit do të nisin së shpejti në të gjithë “Bllokun 4” dhe do të vijojnë për disa vite. Rreth 3.000 puse deri 30 m të thellë do të kërkojnë përdorimin e mijërave kg eksploziv. Korrikun e kaluar, Zagoria u shpall Park Kombëtar dhe zonë me përparësi për zhvillimin e turizmit./tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME