Categories Lajme

Skandali, baza e Pashalimanit ruhej edhe me studentë dhe infermierë

Dalja para gjykatës së Vlorës për vlerësimin e masës së sigurisë e 4 të arrestuarve pas vjedhjes së armëve dhe granatave në bazën ushtarake të Pashalimanit në Vlorë ka zbuluar detaje të pabesueshme.

Në këtë bazë ushtarake kishin bërë roje dhe një infermier dhe student dhe baza ushatarake sic pretendojnë avokatet nuk ka rrethim Madje në pjesën që është kryer vjedhja nuk ka pasur ndriçim dhe nuk ka kamera ne ate zone

Studenti, infermieri dhe dy oficerë roje janë të arrestuar për akuzën ” shkelje e rregullave të shërbimit të rojes në objekte të rëndësishme me pasoja të rënda”

Inferimeri i arrestuar- Edlir Nelaj dëshmoi në Gjykate: “Unë jam infermier i qendrës shëndetësore Pashaliman nuk kam punë të bëj shërbim. Por meqë këta thonë do vesh atje se skemi njerëz na mbajnë të sforcuar. Nuk më takon të bëj shërbim”

Ndaj tij rëndon dhe akuza e falsifikimit të dokumenteve pasi ka firmosur në vend të rojes që nuk ishte.

Studenti i arrestuar- Sipas avokatit mbrojtës të Ardit Ramajt, klienti i tij është ende në shkollë “ndaj nuk mund të marrë asnjë pozicion përgjegjësi. I kanë ngarkuar detyrën si oficer shërbimi në kundërshtim me urdhrin e ministres. Në këto rrethana nga veprimet dhe mosveprimet. nuk provohet të ketë ardhur vjedhja si pasojë e tij.” Sipas avokatit studenti Ardit Ramaj e bënte këtë detyrë në kundërshtim me urdhrin e ministres së Mbrojtjes, madje avokati ka vijuar:”Jemi vend anëtar i NATO-s, depoja nuk ka rrethim”

Pergjegjesi roje- Avokati mbrojtës i Lesko Ramosaco i kërkoi gjykatës procedim në gjëndje të lirë. Ramosaco ishte personi që bënte oraret e rojeve.

“Bëra akt kontrollet, por nuk ka pasur ndriçim në pjesën që është kryer vjedhja dhe nuk ka kamera ne ate zone. Depoja e armatimeve nuk ka as kushtet minimale të sigurisë”, ka thënë Ramosaço.

Ushtari, oficer roje – Ervis Mensullaj ka dëshmuar: Kam ikur në orën 2.30 të mëngjesit pasi nuk e përballoja dot të ftohtin.

Te arrestohej komandanti – Avokati Edmond Dëma i cili mbrojti në seancë infermierin dhe oficerin roje tha në seancë: Përgjegjësit e bazës kanë shkelur rregulloren e jetës së brendshme ushtarake duke i detyruar efektivët të bënin 12 orë minimalisht shërbim. Kanë punuar në kushte ku nuk ka vend roje dhe janë detyruar të qëndrojnë jashtë. Nuk ka kamera sigurie, ndricim dhe rrethim të ambientit të sigurisë së lartë. Në vend të këtyre duhej të ishte arrestuar komandanti i Pashalimanit dhe komandanti i Forcave të Armatosura të NATO-së

Masa e sigurise- Gjykata e Vlorës ka dhënë masën arrest me burg për 4 të arrestuarit. Përpara trupës gjykuese të akuzuari, por edhe avokatët mbrojtës kanë deklaruar se ata nuk kanë lidhje me vjedhjen. Madje dy prej tyre nuk i lejohej shërbimi, pasi njëri ishte student në shkollën ushtarake dhe tjetri ishte infermier, por e kishin detyruar të bënte këtë detyrë, pasi nuk kishte efektivë.

Edmond Dema avokat i Edlir Nelajt dhe Ervist Memsula ka dhënë thotë se klientët e tij janë ndaluar padrejtësisht.

Nelaj përgjegjës oficer roje e ka marrë shërbimin në oren 8, ndërsa vjedhja ka ndodhur para marrjes së shërbimit.

“Rojet duhet të bënin shërbim 8 oraresh të gjithë. Të pandehurit kanë qëndruar mbi 12 orë, jashtë. Duhet te ishte këtu i pandehur komandanti i bazës. I kanë arrestuar pa urdhrin e prokurorit. Edlir Nelaj, ishte ne ditën e tretë të shërbimit. Eshte vetem 23 vjeç”, tha avokati.

Ndërsa për Memsulaj, avokati ka thënë se duhet te ishte kundravajtje penale dhe jo te ishte i arrestuar. Pasi ai është infermier i bazës ushtarake dhe e kanë vënë të kryejë këtë shërbim sepse nuk ka efektivë.

“Unë jam infermier i qendrës shëndetësore Pashaliman nuk kam punë të bëj shërbim. Por meqë këta thonë do vesh atje se skemi njerëz… nuk më takon të bëj shërbim”, ka dëshmuar Memsulaj.

Si ndodhi vjedhja dhe kur- Bazuar në hetimet e kryera nga policia ushtarake e Vlorës, vjedhja e municioneve, pushkëve snajper dhe granatave dyshohet se ka ndodhur pas orës 03:30 të datës 10 janar 2019.

Nga kqyrja e regjistrave të bazës ushtarake ka rezultuar se depot e armatimit janë lënë pa roje për rreth 4 orë mëngjesin e 10 janarit pasi ushtaraku është larguar për shkak të motit të ftohtë.

Shërbimi i rojes është rivendosur në orën 7 të ëngjesit kur punonjësi që ka marrë turnin ka firmosur dokumentat pa praninë e rojes që duhet të bënte dorëzimin e rregullt të gjendjes së depos së armatimit.

Vjedhja është konstatuar disa orë më vonë, ku policia ushtarake gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes ka gjetur dhe një dritare të dëmtuar në depon e armëve e cila besohet se është përdorur për të nxjerrë jashtë materialet e vjedhura. Një tjetër provë në vendin e krimit kanë qenë dhe një armë dhe disa municione që autorët e vjedhjes i kishin lënë jashtë bazës ushtarake në largim e sipër. Ndërkaq në procesverbalin e policisë ushtarake thuhet se në ambjentet e brendshme të depos ku ka ndodhur vjedhja nuk janë gjetur gjurmë gishtash.

Aktualisht baza shërben për ankorimin e anijeve të rojes bregdetare shqiptare duke qënë kështu baza më e rëndësishme ushtarake shqiptare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME