Categories Lajme

Studentët e ngujuar: Ja hapi i radhës që do të ndërmarrim

Vijojnë protestën studentët e fakulteteve të ndryshme të Universitetit të Tiranës ku përmes bojkotit dhe ngujimit nëpër institucionet ku ata studiojnë, shprehen të vendosur për t’i qëndruar deri në fund kauzës së tyre për realizimin e kërkesave të adresuara ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrit Edi Rama.

Studentët e Arkitektuarës, të cilët e kanë kaluar natën brenda godinës së Fakultetit, u shprehën për Fax News se rezistenca e tyre do të vijojë deri në plotësimin e  të gjitha kërkesave të tyre.

Ata tregojnë se kanë kaluar gjithë natën nëpër korridoret e fakultetit ku sipas tyre, e kanë patur shumë të vështirë për shkak të temperaturave tepër të ulta dhe mungesa e mjeteve të ngrohjes.

Gjithashtu edhe studentët e Drejtësisë vijojnë të qëndrojnë të ngujuar. Atyre u janë bashkuar në formë sensibilizimi edhe disa  studentë të Fakultetit të Shkncave të Natyrës. Studentët shprehën se, “Nëse nuk realizohen kërkesat do ta përshkallëzojmë protestën duke përdorur çdo mjet të mundshëm”.

Ata vijojnë ti mbajnë të mbyllura dyert e Fakultetit ndërkohë që ndryshe nga netët e tjera u është lejuar futja e ushqimit dhe përdorimi i mjeteve të ngrohjes.

Studentët në këto momente janë duke bërë një mbledhje ku po diskutojnë me njëri-tjetrin për qndrimin apo formën e protestave për ditët në vijim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME