Categories Lajme

Studentët shkollë deri në mes të korrikut…asnjë ditë pushimi!

Rektorati i Universitetit Politeknik ka vendosur një ditë më parë zhvillimin e mësimit deri në mes të korrikut, ndërsa të tjerë titullarë në fakultete janë në fazë diskutimesh mbi mënyrën e zëvendësimit të orëve të humbura përgjatë dy muajve.
Vendimi nr.04, datë 10.01.2019, parashikon ndryshime në strukturën mësimore deri në muajin korrik. Po ashtu, për pesë të shtuna rresht studentët do të duhet të plotësojnë mësimin në 3.5 javët e humbura.

“Janë kryer gjithsej 7.5 javë mësim dhe mbeten për t’u realizuar: aktivitet mësimor nga 14.01.2019 -16.02.2019; sezoni i provimeve të dimrit nga 18.02.2019-15.03.2019 dhe sezoni i mbrojtjes së diplomave nga 18.03.2019-05.04.2019″, parashikohet në materialin bashkangjitur vendimit.

Kjo ka bërë që semestri i dytë të shtyhet nga marsi në 14 qershor, ndërsa sezoni i provimeve të verës nis në qershor e përfundon në mesin e muajit korrik.

Ndonëse është shtyrë si afat kohor, studentët do të përballen me një fluks të lartë leksionesh e seminaresh, pasi dijet e supozuara për t’u marrë në katër muaj do të merren në 13 javë. Kështu, do të rritet ndjeshëm ngarkesa javore e studentëve dhe e pedagogëve në auditore.

Si asnjëherë më parë, studentë e pedagogë do të angazhohen në mbrojtjen e diplomave, proces ky që do të zgjasë deri në fundin e muajit korrik, datën 26.

Nuk do të vonojë shumë vjeshta për mbetësit.

Dorëzimi i detyrimeve do të bëhet në fillim të shtatorit, ndërsa provimet deri në datën 20.

Sezoni i mbrojtjes së diplomave zhvendoset gjithashtu nga data 26 shtator deri më 11 dhjetor.

Një angazhim për plotësimin e orëve brenda strukturës mësimore po diskutohet në disa fakultete të tjera, ndërsa te Sportet mësohet se për efekt të leksioneve të humbura, studentë e pedagogë për pesë javë rresht nuk do të bëjnë asnjë ditë pushim

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME