Categories Lajme

Sulmi me 3 viktima në Hollandë, arrestohet autori i dyshuar

Policia ka arrestuar personin e akuzuar për vrasjen e tre personave në një tramvaj në qytetin holandez të Utrehtit, njoftoi shefi i policisë së qytetit.

I dyshuari, i identifikuar si Gokmen Tanis i lindur në Turqi, 37 vjeç, i cili ka vrarë tre persona si dhe ka plagosur 9-të të tjerë po hetohet nga policia lidhur me ‘motivin e mundshëm terrorist’

Të shtënat nxitën frikën e një sulmi terrorist, por të afërmit e njeriut i thanë agjensisë turke Anadolu se Tanis gjuajti me një të afërm për shkak të “arsyeve familjare”. Ai pastaj ka qëlluar mbi të tjerët pasi u përpoqën të ndihmonin viktimën.

Babai i Tanisit tha se djali i tij duhet të dënohet për krimin e bërë. Mehmet Tanis, i cili jeton në provincën qendrore të Turqisë Kayseri, i tha agjencisë private të lajmeve Demiroren se ai nuk i kishte folur djalit të tij në 11 vjet.

“Nëse ai e bëri atë, ai duhet të paguajë dënimin”, tha ai. Motivi në sulmin e tramvajit në Holandë mund të ketë qenë një grindje familjare. “Ne do të presim për hetimin para se të themi më shumë”, thanë zyrtarët e policisë.

Kryeministri Mark Rutte tha se të ketë qenë një sulm terrosrist nuk mund të përjashtohej, duke u zotuar se Holanda nuk do t’i hapë kurrë rrugë jotolerancës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME