Categories Lajme

Sulmi ndaj policisë në Elbasan/ Shtyhet gjyqi për Suel Çelën, gjykata kërkon ndihmën e INTERPOL-it

Mosparaqitja në gjykatë e Suel Çelës është bërë shkak për shtyrjen e seancave gjyqësore nga Gjykata e krimeve të Rënda. Ditën e sotme ishte planifikuar zhvillimi i procesit gjyqësor kundër tre të pandehurve Suel Çela,Enea Bekteshi,Kelmend Xhaferri për akuzën e “Vrasje e punonjësve të policisë së shtetit”, kryer në bashkepunim, mbetur në tentative, “Prodhim dhe shitje narkotikesh”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake”. Pavarësisht këtyre akuzave tre të pandehurit nuk kanë vrarë dhe plagosur asnjë efektiv të policisë së Elbasanit, veç një gërvishtje automjetesh mes një Audi dhe Golfit të policisë, ku ndodhej nëndrejtori i policisë së Elbasanit Gjergji Oshafi. Pavarësisht kësaj gjyqtari Klodian Karushi, ka shtyrë seancën gjyqësore për njoftimin e të pandehurit në mungesë Suel Çela dhe të dëmtuarve të kësaj ngjarje që janë disa efektive të policisë Elbasan.

Kjo dosje është çuar dy herë në Elbasan për moskopetencë nga Krimet e Rënda, por sërisht prokuroria e Elbasanit ja ka çuar çështjen për hetim prokurorit të Krimeve të Rënda Behar Dibra.Ky i fundit nuk ka qenë dakord me dërgimin e dosjes në gjykatë me tre të pandehur për akuzën e “Vrasje e punonjësve të policisë së shtetit”, kryer në bashkepunim, mbetur në tentative, pasi nuk kishte prova dhe skishte asnjë të vrarë e të plagosur. Por ndryshe nga mendimi i prokurorit të çështjes shefja e prokurorisë së krimeve të rënda Donika Prela vendosi që dosja të kalohej për gjykim për shkak edhe të mbarimit të afateve hetimore.

Në seancën e sotme, gjykata deklaroi se do të kërkojë ndihmën e Interpolit për kërkimet, kjo për faktin se Petrit Çela, babai i të pandehurit Suel ka deklaruar se i biri është larguar jashtë vendit. Në proces, mungonin gjithashtu edhe dy oficerët e policisë, të cilët janë të dëmtuar nga vepra penale Gjergj Oshafi dhe kolegu i tij. I riu Suel Çela akuzohet nga prokuroria si personi, i cili me makinën e tij tip “Audi” goditi në shtator të 2017 në hyrje të Tregut Agroushqimor, makinën e policisë, duke vënë në rrezik jetën e zëvendësdrejtorit të qarkut Gjergj Oshafi dhe një oficeri tjetër. Nën akuzë për këtë ngjarje, janë vënë edhe dy miqtë e tij, Enea Bekteshi dhe Kelmend Xhaferri. Seanca e rradhës është lënë të zhvillohet në datën 28 shkurt 2019.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME