Categories Lajme

Taksa ndaj Serbisë rrit shifrat e tregtisë mes Kosovës e Shqipërisë

Ndonëse Kosova i vendosi Serbisë taksë vetëm dy muajt e fundit, ajo ka lënë shenjë e madje ka ndikuar në rritjen e tregtisë mes dy shteteve shqiptare. Këmbimi tregtar mes Kosovës e Shqipërisë është rritur për më shumë se 70 milionë euro brenda vitit. Gjatë 2018’ës dy shtetet kanë bërë tregti shumë më të madhe krahasuar me vitet e kaluar.

Sipas të dhënave të marra nga dogana, në vitin 2018, Kosova tregtoi me Shqipërinë me vlerë prej 300,313,511 euro.

Kjo shifër është rritur për më 70 milionë euro më shumë se sa që ka qenë në vitin 2017, ku viti ishte përmbyllur me këmbim tregtar prej 224,676,511 euro.

Drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë për Gazetën Express se rritja e tregtisë me Shqipërinë ka ndodhur gjatë muajve të fundit të 2018-ës.

Ndër arsyet kryesore të kësaj rritjeje, sipas Rukiqit, ka qenë pikërisht vënia e taksës ndaj produkteve serbe fillimisht prej 10 për qind, e më pas në 100 për qind.

“Normalisht muajt e fundit ka rritje të eksportit të Shqipërisë drejt Kosovës, si rrjedhojë e taksës. Është një nga faktorët që ka mund të ndikojë”, thotë Rukiqi.

Megjithatë, bllokada e vënë ndaj mallrave serbe që për vite kanë mbajtur primatin e produkteve më të kërkuara nga kosovarët, nuk është arsyeja e vetme e rritjes së tregtisë mes dy shteteve shqiptare.

Rukiqi thotë se është rritur eksporti e importi në disa fusha të veçanta, e kjo ka cuar në rritje të përgjithshme të tregtisë.

“Pjesa tjetër është e lidhur me rritjen e importit të naftës nga Shqipëria. Kemi edhe një pjesë të produkteve të Kosovës që janë të pozicionuara më mirë në vitin 2018 se sa që kanë qenë në vitin 2017”, tregoi kryetari i Odës Ekonomike.

Në secilin vit, Kosova ka blerë mallra me shifra rekorde ndaj Serbisë, ndërsa i ka shitur pothuajse asgjë.

Kësisoj, këmbimet tregtare të Kosovës me Serbinë kanë qenë dukshëm më të larta se sa ato që janë bërë me Shqipërinë, përkundër premtimeve e marrëveshje të udhëheqësve të dy shteteve se do të rrisin tregtinë me njëra-tjetrën.

Nga blerësit kosovarë, më së shumti ka fituar ekonomia serbe.

Kryeministri Ramush Haradinaj në fillim të nëntorit të vitit të kaluar vendosi taksë prej 10 për qind ndaj produkteve serbe që hyjnë në Kosovës për shkak të fushatës agresive të Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës.

Një ditë pasi Kosova dështoi të anëtarësohet në Interpol, Qeveria mori vendim në rritjen e taksës nga 10 në 100 për qind.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës! Zbardhet letra

Jorgo Goro, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për shpërdorim detyre,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunoi barbarisht një mace, procedohet i moshuari në Rrogozhinë

eagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Në lidhje me një video të postuar në…

LEXO ME SHUME