Lajme

Të dielën ndryshon ora/ Më pak apo më shumë gjumë tani?…

Deri në vitin 2021, kur vendet e Bashkimit Europian të zgjedhin orën që mund të aplikojnë për vendin e tyre (orën dimërore apo verore) ndërrimi i saj do të bëhet si gjithmonë deri tani, dy herë në vit.

Kështu, të dielën e fundit të marsit kalojmë me orën verore. Mëngjesin e 31 marsit, akrepat e orës shkojnë 60 minuta para.

Pedagogia e astrofizikës, Mimoza Hafizi, shpjegon se, çfarë na ndodh me orën verore.

“Ora avancon përpara dhe ne me regjimin tonë do të zgjohemi një orë më herët. Por trupi akomodohet shpejt dhe ne nuk do ta ndjejmë. Megjithatë, ne do të vëremë se dita do të zgjatet dhe nata do të vijë më vonë. Kjo është dhe kjo është mjaft e këndshme”, shprehet Hafizi.

Debatet në BE për ndërrimin ose jo të orës dy herë në vit, pritet të rikthehen pas 2 vjetësh, por sipas Hafizit, Shqipëria për pozicionin, kushtet dhe turizmin ka më të përshtatshme orën verore.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button