Categories Lajme

Të penduar që jeni larguar nga Greqia? Dalin udhëzimet si të merrni sërish lejen e qëndrimit

Të shumtë janë shqiptarët të cilët janë kthyer në atdhe pasi kanë jetuar shumë vite në shtetin grek. E të shumtë janë ata të cilët janë ndjerë të penduar për rikthimin e tyre pranë vatrës e që duan të largohen sërish për të jetuar në shtetin fqinj.

Të gjithë emigrantët shqiptarë në Greqi që më parë dispononin një leje qëndrimi 10 vjeçare, por që janë larguar nga shteti helen për jo më shumë se dy vjet, tashmë mund të rinovojnë dokumentat.

Minstria e Emigracionit në Greqi ka nxjerrë udhëzimet të cilat sqarojnë me shembuj konkretë se çfarë procedurash duhet të ndiqen për një sërë kategorish që mund të marrin një lejë qëndrimi sërish.

Në udhëzim theksohet:

Gjatë viteve që kanë qëndruar në Greqi në mënyrë ilegale, çdo dokument që vërteton banimin në shtetin grek do të luajë rol të rëndësishëm për të vërtetuar qëndrimin e emigrantit në shtetin fqinj. Në rast se janë familjarë dhe nuk kanë për çdo vit dokumenta që vërteton banimin e emigrantit, janë të mjaftueshme vërtetimet nga shkolla, deklarata tatimore (forologiki dilosi), nëse kanë siguracion, etj.”
Shembuj konkretë

Një emigrant shqiptar ka qenë i pajisur me leje qëndrimi nga viti 2010 deri 2015 në shtetin grek. Aplikimi për lejen e qëndrimit që bëri me datë 30.03.2015 iu refuzua sepse nuk kishte numër të mjaftueshëm ensimash (sigurime shoqërore).

Pavarësisht kësaj, atij i lind e drejta të riaplikojë nëse nuk është larguar nga shteti grek. Një tjetër rast, është ai i një emigranti shqiptar, i pajisur me leje qëndrimi në periudhën 2005-2010. Shtetasi i sipërpërmendur, u largua nga shteti grek në periudhën 2012-2014 dhe më pas u rikthye sërish, me pasaportë 3 mujore dhe vazhdon të jetojë në Greqi deri më sot. Në këtë rast, ka të drejte te aplikojë sërish për leje qëndrimi nëse nuk është larguar më nga Greqia që në momentin që erdhi me pasaportë.

Deklarata e një zyre avokatie që mbulon çështjet e emigracionit në Greqi:

Një emigrant ka qenë i pajisur me leje qëndrimi në periudhën 2006-2011. U largua për dy vjet nga Greqia në 2012-2014 dhe më pas erdhi sërish me pasaportë 3 mujore dhe vazhdon të jetojë në Greqi deri sot. Në këtë rast ka te drejtë të aplikojë për leje qëndrimi, sepse dy vitet e fundit (2015 dhe 2016) vazhdon të jetojë në Greqi.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME