Tronditje më të thella kanë pësuar qytetarët e Durrësit.Një ditë pasi vrau gruan, është gjetur i mbytur në plazh 37-vjeçari Adriatik Kuka.
Mësohet se trupi i pajetë i burrit u gjet në sektorin Rinia, ndërsa pranë vendngjarjes u gjet edhe makina me të cilin u largua nga shtëpia.
Kujtojmë se ditën e djeshme Adriatik Kuka qëlloi me thikë në zemër bashkëshorten, Hajsbije Kuka, 36 vjeçe, për motive xhelozie.Prezent në ngjarje ka qenë edhe djali i mitur i çiftit, 10 vjeçar, i cili kur ka parë të ëmën teksa dhunohej nga i ati, ka njoftuar të afërmit.
Gruaja u nis për në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë gjatë rrugës
Ndërkohë raportohet se çifti kanë pasur edhe më herët konflikte, dyshohet
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.07.2019, rreth orës 07:30, në Sektorin Rinia, Durrës, është gjetur i mbytur shtetasi A.K.rreth 37 vjeç, banues në lagjen Nr.15, Durrës.
Pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe automjeti i këtij shtetasi më të cilin dyshohet se u largua pas kryerjes së krimit.
Ky shtetas dyshohet të jetë autori i vrasjes së bashkëshortes së tij ndodhur ditën e djeshme.
Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.