Lajme

Turistët vijojnë të shkojnë të pashoqëruar në kanionin e “Holtës” pas tragj.edisë

Një ditë pas tragjedisë në kanionet e Holtës ku një 25- vjeçare u mbyt dhe disa të tjerë rrezikuan jetën, turistët vijojnë të kërkojnë aventura të pamonitoruara në rrjedhën e lumit. Ndaj zjarrfikësit e Gramshit thonë se do të ndalojnë turistët të futen në kanion në ditët me mot të paqëndrueshëm dhe do të kërkojnë sensibilizimin e guidave për rritjen e masave të sigurisë. Vërshimi i ujit që i mori jetën një 25-vjeçareje në kanionet e Holtës, duket se nuk shërbeu si mësim për turistët që kërkojnë aventurë të pamonituar.

Pavarësisht se jehona e ngjarjes tragjike së të dielës ende vijon dhe kushtet atmosferike cilësohen të paqëndrueshme, turistë shqiptarë e të huaj kanë hyrë në kanion pa shoqërues me vete. Në këto kushte, kur rreziku mbetet, kreu i zjarrfikësve në Gramsh, thotë se ata do të ndalojnë turistët të futen në kanion në ditët me mot të paqëndrueshëm.

Ilir Llapushi: “Do lemë një njeri kastile këtu që të bëjë bllokimin e tyre. Duhet të bëjmë sensibilizimin e guidave turistike, të vijnë të marrin informacion për rrezikshmërinë që ka kanioni” Zjarrfikësit e Gramshit ishin të parët që u angazhuan në operacionin për shpëtimin e dhjetra turistëve, mes të cilëve edhe fëmijë që u bllokuan të dielën në rrjedhën e Holtës.

Ilir Llapushi tregon operacionin e vështirë dhe dramën e familjarëve të 25-vjeçares Desantila Sollaku. Ilir Llapushi: “Kishin qenë afër fundit të kanionit, aty ku rryma godet më shumë.” E reja me banim në Lushnje ishte kualifikuar si infermiere në një aplikim pune dhe pritej që brenda pak ditëve të nisej për në Gjermani./ora

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button