Categories Lajme

Turqia ia hap dyert Serbisë: S’ka doganë, pritet ‘shpërthim’ i eksportit

Parlamenti i Turqisë ka ratifikuar Marrëvesjen e re për tregti të lirë ndërmjet Serbisë e Turqisë, transmeton Gazeta Metro.

Me këtë, sipas medieve serbe, pritet “shpërthim” i eksportimit të mallrave serbe në Turqi.

Serbisë për herë të parë i është lejuar eksportimi vjetor në Turqi i 5.000 tonelata mish viçi, 25.000 tonë të vajit të papërpunuar të lulediellit, 10.000 tonelata të vajit të rafinuar të lulediellit, 15.000 tonelata fara luledielli. 5.000 tonelata soje, 1.000 tonelata preparatesh për ushqim të kafshëve dhe 500 prodhime të ndryshme të furrave të bukës, ka thënë ministri serb i tregtisë, turizmit e telekomunikacionit, Rasim Ljajic.

Krahas këtyre, sipas Ljajicit, Serbisë i mundësohet dyfishimi i kuotave për eksportim pa doganë të bizeles, fasules, misrit, sheqerit dhe kumbullave të thara.

Ljajic ka thënë se kjo do të jetë nxitje e madhe e eksportit në Turqi, shtet me të cilin në vitin 2018 këmbimi tregtar e ka kaluar vlerën prej një miliardi eurosh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME