Lajme

U gjet përgjegjëse për vjedhjen e 713 milion lekëve, Apeli lë në fuqi dënimin për ish-inspektoren e Bankës së Shqipërisë

Gjykata e Apelit të Tiranës më 1 prill la në fuqi vendimin e shkallës së parë për ish-inspektoren e Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemin. Kjo e fundit u dënua me dy vjet shërbim prove. Golemi së bashku me ish-Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanin, u akuzuan për vjedhjen e 713 milion lekëve. Vendimin e ka bërë vetë publik Golemi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Ish-inspektorja e kja quajtur të padrejtë vendimin, ndërsha shton se lufta e saj me drejtësinë do të vazhdojë gjatë.

Golemi shkruan:

“Dhe unë nuk kam me leju që kjo padrejtësi me u harrue, as kam me pranu që gjyqtar me mëndje e shpirt ma të zi se veshjet e tyne, me u përqesh me punën time dhe me dëshiru me m’ba gazi i botës. Lufta jeme me drejtësinë ka me vazhdu gjatë.”

Golemi u shpreh për BIRN se është e pafajshme dhe do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë. Ajo nuk ka mohuar mundësinë për ta çuar çështjen deri në Gjykatën e Strasburgut.Në lidhje me vjedhjen e 713 milion lekëve, u dënuan dy punonjës të Bankës së Shqipërisë. Adrian Bitraj i cili tha se i kishte shpenzuar paratë në bixhoz u dënua me 13 vite e 4 muaj burg, ndërsa Mimoza Bruzia, e cila u cilësua si bashkëpunëtore e tij, u dënua me 10 vite heqje lirie.

Ndërkohë Fullani u shpall i pafajshëm nga gjykata, e cila nuk u bind nga provat, ndërsa fitoi edhe dëmshpërblim. Procesi ndaj Fullanit u zhvillua me gjykim të shkurtuar, ndryshe nga ai për Golemin.Ish-inspektorja akuzohet për “shpërdorim detyre”, pasi nuk kishte kryer kontrollet e duhura, për të parandaluar vjedhjen e parave.

Në mbrojtje të saj ajo ka deklaruar:

“Për këdo që është i fushës dhe e kupton sado pak sesi funksionon banka dhe auditimi i brendshëm, ky vendim është jo vetëm qesharak, por i rrezikshëm ma shumë, për precedentin që krijon.”
Sipas saj përgjegjësia duhet të ishte e drejtuesve ekzekutivë dhe jo mbi drejtuesin e auditimit të brendshëm.

Më tej Golemi ka nënvizuar:

“Thënë ndryshe, sipas gjykatës, një departament auditimi me 5 punonjës duhet të jetë penalisht përgjegjës për çdo veprim, mosveprim apo vendim të gabuar të 500 punonjësve të bankës dhe kjo thjesht për me shpëtu emrin e gjyqtareve përpara vetingut.”

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button