Categories Bota, Lajme

U infektua me një bakter mishngrënës, amerikani v des disa orë pasi hyri në ujë

Një burrë nga Tennessee i Shteteve të Bashkuara ka v dekur më pak se 48 orë pasi u infektua me baktere mishngrënëse kur u fut për t’u larë në ujë. Vajza e tij tha se stafi i spitalit e ka neglizhuar paralajmërimin e saj që babai i është infektuar me bakterin Vibrio VulnificuCheryl Bennett Wiygul, banore e Okaloosa County-t, tha se prindërit e saj kishin ardhur nga Memphis-i për t’i kaluar disa ditë me të javën e kaluar. Gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e vajzës, ata i kishin kaluar edhe disa ditë në plazh. Cheryl tha se kishte dëgjuar që disa njerëz janë infektuar kohëve të fundit me një bakter mishngrënës dhe për këtë arsye ajo kishte marrë masa shtesë për babanë e saj, i cili më parë vuante nga kanceri. Ajo tha se babai kishte filluar të ankohej nga ftohja rreth 12 orë pasi kishte hyrë në ujë. Familja e dërgoi atë në vendbanimin e tyre, sepse mjekët atje ishin më mirë të informuar për rastin e tij. Gjendja e burrit u përkeqësua, pavarësisht se në spital u trajtua me antibiotikë. Vajza e tij i fajësoi autoritetet për mungesë të tabelave informuese për praninë e baktereve në ujë, duke shtuar se babai i saj mund të ishte gjallë, nëse familja do të ishte informuar paraprakisht për rrezikun nga këto baktere, shkruan “Fox News”, transmeton Gazeta Express.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME